Friday, April 17, 2026
HomeALB4 dronë njëherësh për Selin para finales, ja mesazhet emocionuese që mori

4 dronë njëherësh për Selin para finales, ja mesazhet emocionuese që mori

Surprizat për Selin nuk kanë të ndalur pak ditë para finales së madhe të Big Brother VIP. Katër dronë kanë mbërritur njëkohësisht për të, duke sjellë mesazhe të forta mbështetjeje nga fansat e saj.

Mesazhet ishin të ndryshme, por të gjitha kishin një qëllim të përbashkët: ta motivojnë Selin drejt fitores. Në njërin prej tyre shkruhej: “Kosovë, Shqipëri & diasporë, jemi me ty queen”, duke treguar mbështetjen masive nga të gjitha trevat shqiptare.

Një tjetër mesazh i drejtohej drejtpërdrejt finales: “Stafetën e ke ti tani Selin! Go girl, fitorja është e jotja”, duke e vendosur atë si një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh.

Ndërkohë, një dron tjetër theksonte historinë e saj personale: “Historia më e bukur e dashurisë është kjo e juaja, përjetësisht me ju”, ndërsa i katërti ishte më emocional: “Qika jonë pink, të duam me të gjitha ngjyrat e tua”.

Këto mesazhe tregojnë qartë se Selin gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, duke e bërë garën drejt finales edhe më të fortë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments