Saturday, May 30, 2026
HomeALBSkena e rëndë në Zvërnec: Sharje dhe kërcënime ndaj banorëve para policisë‼️(Video)

Skena e rëndë në Zvërnec: Sharje dhe kërcënime ndaj banorëve para policisë‼️(Video)

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka sjellë reagime të shumta lidhur me situatën e krijuar në Zvërnec, ku prej ditësh banorë të zonës kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të parkut fotovoltaik.

Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht, shihen persona pas një rrethimi metalik duke debatuar me banorët, ndërsa në video dëgjohen sharje dhe fjalë fyese. Sipas përshkrimit të publikuar bashkë me videon, ngjarja ka ndodhur në prani të forcave të policisë.

Pamjet kanë shkaktuar debat të fortë në rrjet, ku shumë qytetarë kërkojnë sqarime mbi rrethanat e incidentit dhe rolin e personave të përfshirë. Ndërkohë, protestat në zonë vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes publike.

Videoja është bërë virale në TikTok, duke grumbulluar mijëra pëlqime, komente dhe shpërndarje brenda pak orësh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments