Në zemër të maleve të Laçit, aty ku mijëra besimtarë ngjiten çdo javë me shpresë dhe lutje, rrëfimet për mrekulli vazhdojnë të prekin zemrat e shqiptarëve. 🙏⛪
Një grua nga Tirana tregoi se kishte shkuar në Kishën e Shna Ndout me zemër të thyer, pasi bashkëshorti i saj ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. “Mjekët na kishin humbur shpresat. U luta gjithë natën me lot në sy dhe kërkova vetëm një shenjë”, rrëfen ajo.
Sipas saj, vetëm pak ditë më vonë gjendja e bashkëshortit nisi të përmirësohej në mënyrë të papritur, duke habitur edhe vetë mjekët. “Për mua ishte një mrekulli. Që nga ajo ditë vij çdo vit në Kishën e Laçit për të falenderuar”, thotë ajo mes emocionesh.
Edhe besimtarë të tjerë tregojnë histori prekëse për shërime, pajtime familjare dhe lutje të realizuara, duke e kthyer Kishën e Laçit në një nga vendet më të shenjta dhe më të vizituara nga shqiptarët.
