Një mesazh shumë emocionues po qarkullon në rrjet, ku një fanse ka treguar historinë e saj prekëse dhe ndikimin që ka pasur Mateo Borri në jetën e saj dhe familjes.
Ajo rrëfen se më 3 janar ka humbur gjyshen dhe ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, por shprehet se përmes ndjekjes së Mateos çdo ditë, ka gjetur forcë dhe pozitivitet për ta përballuar dhimbjen.
“Pozitiviteti dhe thjeshtësia e atij djali na ka sjellë në jetë, na gëzoi dhe na ndihmoi ta kalonim këtë gjë”, shkruan ajo ndër të tjera.

Madje, ajo tregon se prindërit e saj janë emocionuar deri në lot kur emri i Mateos është përmendur në spektakël, duke e cilësuar atë si “një djalë shembull”.
Ky mesazh ka prekur shumë ndjekës, duke treguar edhe një herë ndikimin e madh që personazhet publikë mund të kenë në jetën e njerëzve.
👉 Një histori që tregon se ndonjëherë, edhe nga ekrani, mund të japësh shumë më tepër sesa thjesht argëtim ❤️
