Monday, June 8, 2026
HomeALBProtesta për Zvërnecin/ Kryeministrit Rama i bëjnë “pritë” në Shkodër, çfarë ndodhi…

Protesta për Zvërnecin/ Kryeministrit Rama i bëjnë “pritë” në Shkodër, çfarë ndodhi…

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës gjatë takimit të tij me socialistët në këtë qytet për 35-vjetorin e PS-së.

Me pankarta të ngjashme si ato në protestën në kryeqytet, protestuesit e shoqërisë civile i kanë bërë “pritë” Edi Ramës duke e shoqeruar me thirrje “jep doreheqjen”.

Protestuesit e shumte ne numer janë zhvendosur pranë Kalasë së Rozafës, aty ku pritet dhe takimi i kryeministrit Rama me socialistët e Shkodrës.

Raportohet se protesta është paqësore dhe në prani të forcave të policisë. Kjo është dita e tretë e protestës në Shkodër, të cilët kanë protestuar në qendër dhe në bashkinë e Shkodrës, ndërsa sot u zhvendos te Kalaja e Rozafës.

Më herët avokatja Sabina Meta i ka bërë thirrje shoqërisë civile në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments