Një video e publikuar në TikTok nga përdoruesi me emrin “skuzaakuza” po tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve shqiptarë, pasi në të ai shpreh hapur pakënaqësitë e tij ndaj situatës ekonomike dhe sociale në vend.
Në videon e tij, qytetari rendit një sërë problemesh që sipas tij prekin çdo ditë shqiptarët, duke përmendur papunësinë, rritjen e çmimit të naftës, shtrenjtimin e produkteve ushqimore, kostot e larta të qirave dhe apartamenteve, si dhe shqetësimet për sigurinë dhe shëndetësinë.
Me tone të forta emocionale, ai ironizon deklaratat që lidhen me flamingot, duke thënë se qytetarët janë të shqetësuar për problemet e përditshme dhe jo për tema që, sipas tij, nuk ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.
“Po dalim në protestë për naftën, për ushqimet, për jetesën. Avokadon në Itali e gjen 1 euro, këtu e gjen 3 euro”, shprehet ai mes të tjerash në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Videoja ka nxitur reagime të shumta, me komentues që ndajnë mendime të ndryshme.
Pavarësisht debateve, videoja pasqyron një pjesë të pakënaqësive që disa qytetarë shprehin lidhur me koston e jetesës dhe kushtet ekonomike në Shqipëri.
