Friday, June 5, 2026
HomeALBNa kanë lënë në varfëri” – Artisti Seldi Qalliu ndez rrjetin me...

Na kanë lënë në varfëri” – Artisti Seldi Qalliu ndez rrjetin me deklaratën e fortë

Artisti i njohur Seldi Qalliu ka shpërthyer me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku ka kritikuar ashpër klasën politike dhe personazhe të njohur publikë që, sipas tij, vazhdojnë të mbështesin sistemin aktual.

Përmes një postimi në InstaStory, Qalliu u shpreh se disa “pseudo artistë” po mbështesin politikanët për interesa personale, ndërsa akuzoi drejtuesit politikë për gjendjen e vështirë ekonomike dhe korrupsionin në vend.

“Kjo shkon për pseudo artistat të shitur nga ky sistem i kalbur”, shkruan ai ndër të tjera, duke shtuar se qytetarët po përballen me varfëri, ndërsa sipas tij korrupsioni dhe abuzimet vazhdojnë pa kufi.

Deklarata e artistit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke ndezur debat mes ndjekësve të tij dhe përdoruesve të tjerë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime nga personat që ai duket se i ka pasur në shënjestër.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments