Friday, June 5, 2026
HomeALBLajm i Fundit/ E TRISHTË! Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës së...

Lajm i Fundit/ E TRISHTË! Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës së njohur në Tiranë…

Një lajm të kobshëm kanë ndarë në faqen e tyre në “Instagram”, Instituti “Harry Fultz”, pasi është ndarë nga jeta drejtoresha e shkollës, Brikena Baxhaku.

Baxhaku prej vitesh me radhë i shërbeu istitutit me profesionalizëm dhe përgjegjësi, teksa dha një kontribut të çmuar në edukimin e brezave.

Gjithmonë me ne, Brikena! Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Drejtores së Shkollës sonë, Brikena Baxhaku.

Prej shumë vitesh, znj. Baxhaku i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi institucionit tonë, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave të tërë dhe në zhvillimin e shkollës sonë.

Ajo do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për punën e palodhur, integritetin dhe vlerat njerëzore që përcolli gjatë gjithë veprimtarisë së saj profesionale”, shkruan ndër të tjera shkolla Harry Fultz.

Kujtojmë se emri i saj u bë edhe më i njohur pasi u thirr ne SPAK për të dëshmuar dhe për të ofruar dokumente institucionale në lidhje me diplomën e shkollës së mesme të Belind Këlliçit. Në cilësinë e saj zyrtare si drejtoreshë, Baxhaku i dha sqarime prokurorisë dhe medias, duke konfirmuar se individi në fjalë kishte ndjekur, por nuk kishte përfunduar të gjithë kurrikulën e kërkuar për t’u diplomuar nga Instituti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments