Thursday, June 4, 2026
HomeALBE akuzuan për heshtjen ndaj Zvërnecit, Bora Zemani reagon më në fund:...

E akuzuan për heshtjen ndaj Zvërnecit, Bora Zemani reagon më në fund: “Vlora të zhvillohet pa humbur shpirtin e saj”

Pas komenteve dhe kritikave në rrjetet sociale se nuk kishte reaguar për çështjen e Zvërnecit, Bora Zemani ka thyer heshtjen me një mesazh të gjatë publik.

Moderatorja shprehet se e konsideron normale që qytetarët të kërkojnë transparencë për projekte të tilla, ndërsa thekson se zhvillimi duhet të ecë paralelisht me ruajtjen e identitetit, historisë dhe pasurive natyrore.

“Nuk jam kundër Vlorës që ndryshon. Jam për Vlorën që rritet pa humbur shpirtin e saj”, shkruan Bora, duke nënvizuar se çdo hap drejt së ardhmes duhet të bëhet me respekt për trashëgiminë dhe natyrën që e bën zonën unike.

Reagimi i saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, me ndjekës që e kanë mbështetur, por edhe të tjerë që e kanë kritikuar për reagimin e vonuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments