Reperi i njohur Noizy ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas një postimi të fortë në Instagram lidhur me protestat për resortin në Zvërnec.
Në reagimin e tij, ai u bën thirrje qytetarëve që janë kundër projektit të dalin në protestë dhe të mos kufizohen vetëm me komente në rrjetet sociale. Noizy deklaron se nuk beson pretendimet se Shqipëria po “shitet” dhe shprehet se është pro investimeve të mëdha në vend.

Postimi i tij ka ndezur debat mes ndjekësve, ku një pjesë e kanë mbështetur qëndrimin e reperit, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për ndryshimin e qëndrimit krahasuar me reagimet e mëparshme për çështjen e Zvërnecit.
