Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se qeveria do të organizojë të premten një anti-miting në Vlorë.
Berisha tha se është e patolerueshme që punonjësit e administratës po përdoren në një akt përçarës.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë. Zonja dhe zotërinj deputetë, zonja drejtuese e seancës. Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe vendimin e kreut të meduzës, kreut të organizatës kriminale, për të organizuar nesër në Vlorë anti-mitingun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute anti-mitingjet tuaja nuk do tolerohen. Anti-mitingjet tuaja do të marrin atë përgjigje që do të mjeroni për të. A ka akt më të turpshëm? Të marrësh nënpunësit tu dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? A ka akt më absurd? Është akt lufte që mafia shtetërore u shpall qytetarëve. Hiqni dorë! Anullojeni! Keni dërguar mesazhe të gjithë punonjësve të Fierit, Lushnjës, të gjithë Jugut. Njësoj si Ramiz Alia që donte të na shpallte Republikën e Vlorës, me vullnetarët e Enverit, tani e vullnetarët e Edit. Mos e provoni ëh! Mos e provoni! Të ndiqen rregullat. Ka një protestë, pse e çoni dhe dhunën ndaj tyre? Një protestë qytetare. Paska një njeri që nxjerr këtë parrullat e nuk përfaqëson tërësinë aty. Ndaj dhe është fashiste, staliniste, praktika e anti-mitingjeve. Hiqni dorë! Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë. Gjithçka është terri dhe mungesa totale e transparencës. Për ta përfunduar dhe ju sot e tutje doktoreshë, nuk do quhesh më Spahiu por mekati, se ti ke votuar ligjin 24-ën. Ti je zonja mekati tani. E kupton vetë ? Edhe në gjendjen civile do shkojmë ta ndërrojmë mbiemrin të quajmë jo Spahiu, por mekati”,tha Berisha.
