Me firmë të kryeministrit Edi Rama pasditen e sotme janë kryer ndryshime në kabinetin qeveritar.
Miriam Shyti është shkarkuar nga detyra e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi është marrë sot (3 qershor) në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e largimit të saj nga posti që mbante në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

