Wednesday, June 3, 2026
HomeALB“Ben Blushi befason me deklaratën për Zvërnecin: Aq i vogël sa aty...

“Ben Blushi befason me deklaratën për Zvërnecin: Aq i vogël sa aty mund të zihet Europa me Trumpin!”

Ben Blushi ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin për projektin në Zvërnec, duke bërë një krahasim të pazakontë historik.

Sipas tij, Zvërneci është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, por njëkohësisht aq i vogël sa mund të bëhet qendër e përplasjeve të mëdha ndërkombëtare.

“Zvërneci është shumë i bukur, por shumë i vogël. Aty mund të zihet Europa me Trumpin, ashtu siç ndodhi me Pompeun dhe Cezarin në Durrës para 2074 vitesh”, është shprehur Blushi.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ndërsa debati për investimet dhe zhvillimin e zonës së Zvërnecit vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments