Tuesday, June 2, 2026
HomeALBREAGON SONILA MEÇO: “Ndërsa protestohet për Zvërnecin, në zemër të Tiranës ngrihet...

REAGON SONILA MEÇO: “Ndërsa protestohet për Zvërnecin, në zemër të Tiranës ngrihet një tjetër monument i betonit”

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar ashpër ndaj projektit të kullës së re pranë Pallatit të Kongreseve, duke e lidhur debatin me protestat që po zhvillohen për Zvërnecin dhe mbrojtjen e zonave natyrore.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Meço e cilëson projektin si simbol të një filozofie urbanistike që, sipas saj, po shndërron çdo hapësirë të vendit në beton. Ajo ngre shqetësime për ndikimin që mund të ketë kulla në trafikun, densitetin urban, hapësirat publike dhe identitetin e kryeqytetit.

“Ndërsa protestohet për Zvërnecin, në qendër të Tiranës ngrihet një tjetër monument i filozofisë së epokës së betonit”, shkruan Meço, duke shtuar se sa më të larta kullat, aq më e vogël bëhet hapësira publike për qytetarët.

Gazetarja shpreh gjithashtu dyshime mbi përfitimet reale të projektit për qytetin, duke pyetur se çfarë infrastrukture publike krijon, sa trafik shton dhe çfarë ndikimi do të ketë në jetën urbane të Tiranës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments