Gjykata e Posaçme, ka dënuar me 6 vite burg Florenc Çapja, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për secilin prej tyre është reduktuar në 4 vite burg.
Çapja , Xhixha dhe Merlika u gjetën fajtorë për veprat penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal.
Xhixha dhe Merlika akuzohen për sigurim të kushteve për eliminimin e Indrit Dokles, ndërsa Çapja për sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.
Tre të dënuarit janë lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj, i zhdukur që nga gushti i vitit 2022.
Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, Ervis Martinaj ofroi 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklën, pasi e kishte kundërshtar.
