Tuesday, June 2, 2026
HomeALBTjetër aksident fatal, humb jetën 37-vjeçari

Tjetër aksident fatal, humb jetën 37-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Fier-Darëzezë”, ku ka humbur jetën një 37-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 37-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes së ngjarjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments