Tuesday, June 2, 2026
HomeALBAksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush...

Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit (2 qershor) në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari.

Shtetasi me iniciale E.Xh, i cili humbi jetën pasi automjeti që drejtonte u përfshi në një aksident pranë rrethrrotullimit të Plasmasit.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi të lartë kur ka goditur bordurën e rrethrrotullimit. Si pasojë e përplasjes, automjeti është përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi.

Për shkak të forcës së madhe të përplasjes, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit të dëmtuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments