Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së zhvilluar në Tiranë pas tensioneve dhe ngjarjeve të Brenda të regjistruara në Zvërnec.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Lapaj ftoi shqiptarët të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të bashkohen në atë që ai e cilësoi si një protestë kundër abuzimit dhe dhunës ndaj qytetarëve.
Të gjithë të dalin në shesh për Republikën. Lëvizja Shqipëria Bëhet fton të gjithë shqiptarët të bashkohen përtej çdo dallimi në shesh kundër atyre që pasi na vjedhin edhe na rrahin. Kjo është protesta e të gjithëve kundër abuzimit”, shkroi Lapaj.
