Ilir Meta ka bërë me dije se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të babait të tij, Rexhep Meta, do të zhvillohet më 2 qershor, në orën 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Në një mesazh publik, Meta shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të të atit, duke e cilësuar atë si “babain e mrekullueshëm” dhe falënderon të gjithë miqtë dhe dashamirësit për mbështetjen.
Sipas njoftimit, familja do të organizojë gjithashtu pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, ndërsa vendi dhe ora e saktë do të bëhen me dije më vonë.
Ceremonia pritet të zhvillohet në rrethin familjar dhe me pjesëmarrjen e të afërmve dhe miqve të familjes Meta.
