Monday, June 1, 2026
HomeALBMateo Borri zyrtarizon bashkëpunimin e ri - bëhet Ambasador i ksaj kompanie

Mateo Borri zyrtarizon bashkëpunimin e ri – bëhet Ambasador i ksaj kompanie

Mateo Borri ka hedhur një hap të ri në angazhimet e tij profesionale, duke u bërë zyrtarisht Brand Ambassador i Pre Entertainment, një kompani e njohur për organizimin dhe promovimin e eventeve, aktiviteteve argëtuese dhe beach party-ve.

Konfirmimi i bashkëpunimit është bërë publik përmes rrjeteve sociale, ku Mateo ka prezantuar edhe rolin e tij të ri. Në kuadër të këtij angazhimi, ai pritet të jetë një nga figurat kryesore përfaqësuese të markës, duke promovuar aktivitetet dhe eventet e organizuara nga kompania.

Ky zhvillim shënon një tjetër etapë në karrierën e tij publike, duke zgjeruar praninë e tij në botën e marketingut dhe argëtimit. Ndjekësit kanë reaguar pozitivisht ndaj lajmit, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat projekte do të sjellë ky bashkëpunim në të ardhmen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments