Sunday, May 31, 2026
HomeALBDuam dorëheqje!”/ Protestë masive para kryeministrisë, populli “çohet” pas dhunës në Zvërnec

Duam dorëheqje!”/ Protestë masive para kryeministrisë, populli “çohet” pas dhunës në Zvërnec

Qindra qytetarë protestuan në qendër të Tiranës pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec të shtunën.

Protestuesit u mblodhën para Ministrisë së Brendshme dhe më pas u zhvëndosën para Kryeministrisë. Ata dënuan aktet e dhunës ku protetuesit u tërhoqën zvarrë dhe u dhunuan brutalisht nga roje të policisë private.

Qytetarët kërkuan një zgjidhje të situatës nga institucionet përgjegjëse, ndërsa kundërshtojnë ndërtimet në zonën e Zvërnecit.

“Anuloni projektin”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëria nuk shitet”, “Duam dorëheqje”, këto kanë qenë disa nga thirrjet e qytetarëve që kanë theksuar se nuk mbështesin asnjë parti politike

Gjatë protestës në kryeqytet, aktivisti Taulant Binaj deklaroi se sipas tij, Shqipëria po përballet me një proces të gjatë të degradimit dhe komercializimit të zonave natyrore.

“Shqipëria nuk ka marrë fund. Është po kjo Shqipëri si në ’90… Shoh që gjithçka ne kemi bërë në shumë vite, shpalljen e zonave të mbrojtura përfshi Rrjollin, Kune-Vain, Patokun, Karavastanë, Vjosë-Nartën, Butrintin, të gjitha duan të na i marrin, duan të na i shesin,” u shpreh Binaj.

Ai shtoi se ndryshimet ligjore të viteve të fundit, sipas tij, kanë hapur rrugë për zhvillime që cenojnë zonat e mbrojtura, duke e cilësuar këtë situatë si një betejë më të gjerë për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments