Sunday, May 31, 2026
HomeALBAnëtari i FRPD “i përvishet” Berishës: Nuk më përjashton dot një ish-sekretar...

Anëtari i FRPD “i përvishet” Berishës: Nuk më përjashton dot një ish-sekretar i PPSH-së…

Anëtari i FRPD-së, Orest Berberi (tani pjesë e lëvizjes së Salianjit), ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës, pas deklaratave të kryedemokratit për përjashtimet brenda forcës politike.

Përmes një reagimi publik, Berberi shprehet se nuk ndihet i frikësuar dhe refuzon etiketimet, ndërsa thekson se askush nuk mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike.

Teksa i drejtohet Berishës, për të cilin thotë se është ish-sekretar i PPSH-së, ai i thotë se partia nuk është e tij, por e demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Për këtë arsye sipas Berberit, PD nuk duhet lënë në dorë të atyre që bëjnë ‘budallain’, duke gënjyer sipas tij në radhë të parë veten dhe më pas të tjerët.

Reagimi i Berberit:

Doktor! Sjam “petale” e as “llapaluq” karrierist qe ka frike!

Ne PD dhe Opozite nuk mund te me perjashtoje nje “Sekretar i PPSH” i dikurshem dhe sot “Hero I Demokracise”!

Kjo Parti nuk eshte e jotja dhe as e lepiresve te ty por eshte e te gjithe Shqiptareve e prandaj si e tille nuk duhet lene ne doren e atyre qe per nje fije karriere bejne “budallain” duke genjyer ne rradhe te pare veten dhe pastaj te tjeret!

“KOP”-i jot j pare deshtoi me sukses ashtu sic e ndrite me kete te dytin!

Une nuk jam cunak bukurosh qe pres te me emeroje kryetari por jam Bir shqiptari qe sme trembet syri!

Terrenin Komisariatet Furgonat Shkopat e Gomes te “Rilindjes” i duroj me kenaqesi por Vetperjashtimet nga “Riperteritja” as nuk i llogaris!

Hesapet i kam lare me ty Doktor por misioni vazhdon!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments