Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë Qafës së Qarrit.
Sipas informacioneve paraprake, makina tip “Benz” ka marrë zjarr për shkaqe ende të paqarta dhe është djegur pothuajse plotësisht. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilat kanë arritur të shuajnë flakët, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.
Dyshohet paraprakisht se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
