Sunday, May 31, 2026
HomeALBNuk ia doli dot, 17-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas 8 muajsh betejë...

Nuk ia doli dot, 17-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas 8 muajsh betejë me plagët e aksidentit me motor në Rodos

Ka përfunduar në mënyrën më tragjike beteja e një 17-vjeçari shqiptar, i cili ishte plagosur rëndë në një aksident me motoçikletë në ishullin e Rodosit në Greqi.

I riu ndërroi jetë tetë muaj pas ngjarjes, pasi kaloi një periudhë të gjatë në spital dhe më pas në një qendër rehabilitimi, ku mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë.

Aksidenti ndodhi në fund të tetorit të vitit të kaluar, pranë një institucioni universitar në Rodos, kur dy motoçikleta u përplasën me forcë. Për shkak të përplasjes së rëndë, në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat transportuan të plagosurit në spital.

17-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe që nga dita e aksidentit gjendja e tij ishte kritike. Ai qëndroi për rreth gjashtë muaj i shtruar në spital, ndërsa më pas u transferua në një qendër rehabilitimi në Larisa, ku vazhdoi trajtimin edhe për dy muaj të tjerë.

Familjarët nuk e humbën shpresën deri në momentin e fundit, por pavarësisht përkujdesjes së vazhdueshme dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas ndarjes nga jeta, trupi i 17-vjeçarit është transportuar në Shqipëri, ku do t’i jepet lamtumira e fundit pranë familjes dhe të afërmve të tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments