Një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes në Ferma VIP ishte reagimi i fortë i Moza Ahmetit, pasi ajo nuk u shpall fermerja e preferuar e publikut.
Teksa moderatorja Arbana Osmani vuri re se Moza dukej e mërzitur, e pyeti drejtpërdrejt se çfarë po ndodhte me të. Arbana i kujtoi se publiku dëshiron të shohë Mozën që ka njohur gjatë gjithë rrugëtimit të saj në fermë.
Por përgjigjja e Mozës erdhi e prerë dhe pa filtra. Ajo u shpreh se nuk mund të shtiret apo të luajë një rol vetëm për kamerat, duke theksuar se jashtë spektaklit është një person krejt ndryshe.
“Unë jam një person serioz, akademike, me përgjegjësi dhe angazhime. Nuk kam kohë as të takoj njerëz”, u shpreh ajo, ndërsa më pas hodhi edhe disa kunja për dinamikat që krijohen brenda reality show-t.
Me tone të forta, Moza deklaroi se pavarësisht gjithçkaje që ndodh në fermë, ajo mbetet e njëjta dhe nuk do të ndryshojë karakterin e saj për të fituar pëlqimin e publikut.
“Ta dini mirë, unë jam Moza Ahmeti dhe do të jap më të mirën time. Edhe nëse nuk fitoj këtu, unë mbetem Moza Ahmeti”, tha ajo, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në studio dhe në rrjet.
