I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtari i njohur Miri është pyetur për marrëdhënien që ka sot me ish-banorin e “Big Brother VIP”, Rogert, pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë intervistës, Miri u shpreh se pas daljes nga shtëpia secili ka vijuar jetën dhe angazhimet e veta, duke lënë të kuptohet se nuk kanë ruajtur një miqësi të afërt jashtë formatit.
“Secili ka jetën e vet pas Big Brother. Ai po shijon gjërat e tij dhe unë kam gjërat e mia”, tha Miri, duke sqaruar se mes tyre nuk ka asnjë konflikt apo keqkuptim.
Këngëtari tregoi se me Rogertin janë takuar vetëm një herë rastësisht në rrugë, ku kanë shkëmbyer disa fjalë dhe kanë biseduar normalisht.
“Jemi takuar një herë rastësisht, kemi folur dhe kaq. Nuk ka asgjë më shumë”, u shpreh ai.
Deklarata e Mirit ka ngjallur reagime te fansat e “Big Brother VIP”, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë nëse dy ish-banorët vazhdojnë të ruajnë raportet që krijuan gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
