Wednesday, May 27, 2026
HomeALBArrestohet në Greqi për vjedhje dhe përdhunim, përmetari i shpallur në kërkim

Arrestohet në Greqi për vjedhje dhe përdhunim, përmetari i shpallur në kërkim

Arrestohet manjaku dhe hajduti përmetar Genci Muço i cili prej disa vitesh jetonte fshehurazi në Greqi.

Prokuroria e Sigurisë së Atikës në Athinë zbardhi 11 raste të vjedhjeve dhe përdhunimeve që krimineli Genc Muço u bënte pleqve meshkuj të vetmuar grekë në banesat e tyre duke i mashtruar si të ishte teknik riparimesh elektrike.

Hajduti dhe manjaku Muço i cili ka punuar 20 vjet opingar në Përmet para viteve ’90 ka qenë kontigjent policie edhe në vendlindje dhe është i njohur si hajdut dhe pijanec i rëndomtë.

Manjaku Genci Muço rrezikon më tepër se 10 vjet burg e pavarësisht moshës së madhe dhe sëmundjeve komplekse nga të cilat vuan nuk i shpëtoi dot burgut. 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments