Influencuesja australiane Elle Ferguson është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një deklarate që ka shkaktuar reagime të shumta online
E njohur për jetën luksoze dhe pasionin për markat e shtrenjta, ajo publikoi një video gjatë një vizite në një butik “Louis Vuitton”, ku shfaqte një kuti bizhuterish në formë guaske me vlerë rreth 23 mijë dollarë.
Por ajo që ndezi debatet nuk ishte vetëm çmimi marramendës i aksesorit, por edhe komenti që influencuesja vendosi mbi videon.
Sapo pashë dikë nga shkolla e mesme që postoi një foto me tre fëmijët dhe mbishkrimin: ‘Çfarë mund të jetë më mirë se kjo?’ Me gjithë respektin… një kuti bizhuterish Louis Vuitton me vlerë 23,600 dollarë”, shkroi ajo.

Komentet negative nuk munguan, sidomos për krahasimin mes lumturisë familjare dhe një objekti luksoz me çmim marramendës. Megjithatë, Elle Ferguson reagoi më pas duke lënë të kuptohet se postimi ishte bërë në formë shakaje dhe nuk duhej marrë kaq seriozisht.
