Një 50-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital për një konflikti të dhunshëm që ndodhi ndodhi brenda një apartamenti në zonën e Harilaou.
Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një çift kishte shkuar për vizitë në banesën e 50-vjeçarit. Gjatë qëndrimit aty, 33-vjeçarja pretendon se u sulmua seksualisht nga 50-vjeçari.
Pas thirrjeve për ndihmë, partneri i saj 29-vjeçar me origjinë bugllare ka ndërhyrë menjëherë. Mes tij dhe 50-vjeçarit nisi një konflikt.
Të dy personat morën lëndime, ndërsa shqiptari përfundoi në spital.
Mediat greke raportojnë se 29-vjeçari u arrestua nga autoritetet. Policia greke po heton për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
