Katër nga gjashtë kamionë me pijen energjike “8S2”, që pretendojet se vijnë nga Holanda, në fakt mbushen me uji pusesh në Shkodër, ndërsa hidhen në treg si produkt që gjoja vjen nga Holanda. Në krye të këtij mashtrimi të dyshuar dhe krimi ndaj shëndetit të popullatës qëndron kontrabandisti dhe trafikanti Ago Gjolaj, i skeduar për pastrim parash dhe skema mashtrimi.
Sipas disa sinjalizimesh të brendshme, Ago Gjolaj i ka shndërruar zyrat e kompanisë BM SHPK në Koplik në punishte ku falsifikohet produkti 8S2, me qëllim fitimi, duke evituar koston e pijes energjike të importuar.
Në kamuflimin e përfaqësimit të kompanisë Royal Swinkels Family Brewers B.V (BAVARIA) në Holandë, në zyrat e BM SHPK hyjnë dhe shkarkohen bote uji që mbushen në zonat përreth.
Në vijim do të sjellim të dhëna të detajuara për makineritë e instaluara në Koplik për prodhimin e pijeve energjike, imitim i 8S2, presë për stampimin e vulave të skadencës, koncentrat, esencë etj. Ndërkaq, rritja e konsumit të pijeve të ëmbëlsuara me sheqer po konsiderohet një nga faktorët kryesorë që po ndikon në shtimin e rasteve të mbipeshës dhe obezitetit në mbarë botën.
Ekspertët paralajmërojnë se këto probleme shëndetësore janë kthyer në një kërcënim serioz jo vetëm për vendet e pasura, por edhe për ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme, veçanërisht në zonat urbane.
Mbipesha dhe obeziteti janë faktorë kryesorë rreziku për një numër sëmundjesh jo të transmetueshme, duke përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe lloje të ndryshme të kancerit.
Konsumi i pijeve të ëmbëlsuara me sheqer është i lartë në shumë vende të botës dhe sugjeron cilësi të dobët dietike, pasi pijet e ëmbëlsuara përmbajnë sheqerna të tilla si saharoza ose fruktoza, shpesh në sasi të mëdha, të cilat kontribuojnë në dendësinë e përgjithshme të energjisë së dietave.
Kaloritë e ofruara nga pijet e ëmbëlsuara me sheqer kanë pak vlerë ushqyese dhe mund të mos ofrojnë të njëjtën ndjesi ngopjeje që ofron ushqimi i ngurtë. Si rezultat, marrja totale e energjisë mund të rritet, gjë që mund të çojë në shtim të pashëndetshëm në peshë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zhvilluar udhëzime mbi marrjen e sheqernave të lira, bazuar në ndikimin e marrjes së tyre në shtimin në peshë dhe kariesin dentar.
Ago Gjolaj mburret si e korruptoi gjykatën për të mbyllur dosjen e pasurisë
Nëpër lokalet e Kompleksit Delijorgji, oazit të krimit në Tiranë, kontrabandisti dhe trafikanti me damkë Ago Imeri Gjolaj, pronar i “8S2”, mburret se si arriti të rrëzonte në Gjykatën e Shkodrës dosjen e prokurores Blerta Hamza, duke paguar gjykatën.
Dy hetues të BKH dhe një agjent i infliltruar i policisë mësohet se kanë regjistruar kontrabandistin e linjës Shkodër- Mali i Zi, Ago Gjolajn kur mburrej se si e kishte korruptuar gjyqtarin e çështjes, përmes një sekseri, për të cilin do të flasim në vijim, përfshirë shumën e saktë të parave të korrupsionit që kanë shkuar në xhepin e gjyqtarit, i cili i ktheu trafikatit Gjolaj pasuritë produkt i aktivitetit kriminal.
Trafikanti dhe kontrabandisti Ago Gjolaj, përfaqëson një nga linjat e pastrimit të parave në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë edhe një jaht luksoz në Mal të Zi, nën hundën e institucioneve ligjzbatuese.
I lidhur me qarqe serbe dhe ruse, të skeduara për qëllime armiqësore në Shqipëri dhe në Evropë në tërësi, Ago Gjolaj përfaqëson kalbëzimin, rënien dhe kapjen me para të pista të drejtësisë në Shqipëri.
Nëpër mejhanet e Tiranës, Ago Gjolaj është regjistruar edhe duke përgojuar me emra edhe krerët aktualë më të lartë të Policisë Shtetit, për të cilët është shprehur se i ka ndihmuar, se i ka mbajtur me para dhe se i ka suportuar të ngjiten në karrierë, por që ata po tregohen mosmirënjohës ndaj tij. Gjolaj lakon nëpër tavolina me emër mbiemër drejtuesit më të lartë aktualë të Policisë së Shtetit, prokurorë, gjyqtarë dhe përfaqësues të Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, duke pretenduar se i ka paguar.
/ Marrë me të njëjtin titull nga “Pamfleti.net“
