Një histori prekëse ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pasi një baba ndau emocionet e tij me një status që preku mijëra zemra.
“Djali im i vogël ka mposhtur kancerin dhe unë i premtova që do ngrinim balona, por… unë nuk kam as shokë, as kushërinj”, shkroi ai në rrjetet sociale, pa e ditur se çfarë surprize e madhe e priste.
Shiko videon ketu ⬇️
Pas publikimit të statusit, qindra e më pas mijëra njerëz u mobilizuan për t’i qëndruar pranë familjes në këtë moment kaq të veçantë. Ata mbërritën me tullumbace shumëngjyrëshe, dhurata dhe mesazhe dashurie për vogëlushin që fitoi betejën më të rëndësishme të jetës së tij.
Pamjet prekëse treguan momentin kur babai, i emocionuar nga mbështetja e madhe e njerëzve, shpërtheu në lot mes turmës që kishte ardhur vetëm për të bërë realitet premtimin ndaj djalit të tij.
Një histori që dëshmon se njerëzimi dhe zemra e mirë ekzistojnë ende.
