Monday, May 25, 2026
HomeALBSkandal: Rasti i 450 mijë dollarëve, Aleks Visha bën veprimin e papritur...

Skandal: Rasti i 450 mijë dollarëve, Aleks Visha bën veprimin e papritur (VIDEO)

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Aleks Visha ka reaguar publikisht pas polemikave të shumta që shpërthyen pas ndalimit të tij nga autoritetet në Dubai dhe akuzave që lidhen me një fushatë bamirësie për një vajzë të prekur nga leukemia akute.

Pak ditë më parë, vetë Aleksi publikoi një video nga automjeti i policisë, duke konfirmuar se ishte shoqëruar nga autoritetet. Ngjarja lidhet me një llogari bamirësie në platformën GoFundMe, ku u mblodhën rreth 450 mijë dollarë për trajtimin e një vajze të sëmurë, ndërsa më pas në rrjet nisën dyshimet dhe aludimet se sëmundja mund të mos ishte reale.

Përmes një videoje të gjatë në TikTok, Visha mohoi kategorikisht çdo akuzë për mashtrim apo përfitim personal, duke sqaruar se ai nuk ishte personi që kishte hapur fondacionin.

“Atë GoFundMe unë e kam gjetur në vlerën e 180 mijë dollarëve. Kam bërë nder dhe kam përdorur besimin që publiku ka tek unë për ta çuar në 450 mijë dollarë,” – u shpreh ai.

I revoltuar nga akuzat që po qarkullojnë online, Aleksi sfidoi hapur kritikët e tij që të publikojnë prova konkrete nëse kanë diçka kundër tij.

“Zoti më vrastë nëse nuk hidhem nga ura e Stambollit nëse ju keni qoftë edhe një fakt të vetëm kundër meje,” – deklaroi ai gjatë videos.

Sipas tij, e gjithë e vërteta do të zbardhet sapo të publikohen dokumentet përfundimtare mjekësore dhe rezultatet e biopsisë së vajzës.

Ai u bëri thirrje ndjekësve të mos nxitojnë në gjykime pa prova, ndërsa paralajmëroi se do të reagojë ndaj të gjithë personave dhe faqeve që, sipas tij, kanë dëmtuar imazhin e tij me akuza të pabazuara.

Videoja ka marrë mijëra reagime në rrjet, ndërsa debati rreth kësaj çështjeje vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara të momentit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments