Monday, May 25, 2026
HomeALBKam atraksion për Klevisën”/ Indrini habit të gjithë në Ferma VIP, reagimi...

Kam atraksion për Klevisën”/ Indrini habit të gjithë në Ferma VIP, reagimi i saj lë pa fjalë banorët (Video)

Ferma VIP është “tronditur” sërish nga një deklaratë e papritur e Indrinit gjatë bisedës me Arbanën. Teksa ajo e pyeti pse ndodhi gjithë kjo situatë, ai u shpreh se ardhja e Klevisës ka ndikuar disi në ndjenjat dhe mendimet e tij.

“Me ardhjen e Klevisës ndikoi diku-diku… kam një farë atraksioni për Klevisën”, u shpreh Indrini, duke habitur jo vetëm banorët por edhe publikun.

Menjëherë pas kësaj deklarate, kamera fokusoi Klevisën, e cila mbeti e shtangur nga ajo që dëgjoi. Ajo reagoi duke thënë se nuk e kishte parë kurrë Indrinin në atë kuptim, por vetëm si një shok.

Momenti ka shpërthyer menjëherë në rrjet, ndërsa fansat po komentojnë masivisht nëse kjo deklaratë do të ndryshojë totalisht raportet brenda fermës. (Video)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments