Monday, May 25, 2026
HomeALBLetra e Indrit per Vanesen , shokohen banorët (Video)

Letra e Indrit per Vanesen , shokohen banorët (Video)

Mbrëmja në “Ferma VIP” është kthyer në një nga momentet më të rënda emocionale deri tani, pasi Indri lexoi letrën dedikuar Vanesës dhe atmosfera në shtëpi ndryshoi menjëherë. Banorët mbetën të heshtur dhe të shokuar nga fjalët e tij, ndërsa emocionet ishin të dukshme në fytyrat e të gjithëve.

Gjatë rrëfimit të tij, Indri u shpreh se mes tyre gjërat nuk mund të vazhdojnë më si më parë dhe la të kuptohej se lidhja e tyre ka marrë fund. Vanesa u duk mjaft e prekur nga deklarata, ndërsa disa nga banorët nuk arritën t’i mbajnë emocionet.

Ky moment ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, me publikun që po komenton masivisht videon dhe po diskuton nëse kjo është ndarja përfundimtare e çiftit apo thjesht një krizë e fortë brenda fermës. Videoja pritet të jetë ndër më të komentuarat e spektaklit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments