Pamja që shihni vjen nga vendi i ngjarjes në fshatin Mengel ku ndodhi aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari.
I mituri po shkonte në shkollë, i shoqëruar nga nëna e tij, kur papritur i shkëputet asaj nga dora, ndërsa një makinë e përplas.
Goditja ka qenë fatale, ndërsa i mituri ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton shkaqet.

