Sunday, May 24, 2026
HomeALBRrezikoi jetën e pushuesve/ Ministri Lamallari reagon ashpër ndaj drejtuesit të skafit:...

Rrezikoi jetën e pushuesve/ Ministri Lamallari reagon ashpër ndaj drejtuesit të skafit: O trim…

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pasi Policia ka gjobitur këtë të diel me 5 milionë lekë të vjetra drejtuesin e një mjeti lundrues, i cili rrezikoi jetën e pushuesve në Dhërmi.

Në një postim në Facebook, Lamallari është treguar i ashpër me drejtuesin e mjetit lundrues, teksa shkruan se për “trimat” si ai në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim.

Po ashtu, ministri thekson se Policia Detare do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona.

“Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla. Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona”, shkruan Lamallari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments