Sunday, May 24, 2026
HomeALBZbulohet se çfarë i tha Moza Ilirit që e bëri të shpërthejë...

Zbulohet se çfarë i tha Moza Ilirit që e bëri të shpërthejë në ofendime ndaj saj

Pas përplasjes së ashpër pranë pishinës që degjeneroi në ofendime mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit, është zbardhur më në fund edhe motivi që nisi të gjithë sherrin.

Ka qenë një koment i shkrimtares ai që ka sjellë irritimin e menjëhershëm të balerinit. Arsyen e ka zbuluar vetë Iliri gjatë një bisede pasuese me Blerinën.

I pyetur nga kjo e fundit se përse u acarua në atë masë me Mozën, ai ka treguar fjalët e sakta që ajo i kishte thënë përpara se situata të dilte jashtë kontrolli.

Sipas deklaratës së Ilirit, Moza i ishte drejtuar duke përfshirë të dy në një koment për orientimin seksual: “LGBT, ne të dyve” (për Blerinën).

Ky cilësim ka mjaftuar që Iliri ta konsideronte si një provokim të rëndë dhe të ndërmerrte sulmin verbal ndaj saj, duke çuar në njërën prej përplasjeve më të zhurmshme të ditëve të fundit brenda fermës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments