Sunday, May 24, 2026
HomeALBShpërthen Iliri në ‘Ferma VIP’/ Ofendon rëndë Mozën, Zhakun dhe Kostanën: 3...

Shpërthen Iliri në ‘Ferma VIP’/ Ofendon rëndë Mozën, Zhakun dhe Kostanën: 3 shterpa janë ( Video)

Agravohet situata në “Ferma VIP”! Debate të forta dhe ofendime kanë shpërthyer mes fermerëve, teksa Iliri ka dalë totalisht nga kontrolli gjatë një përplasjeje të ashpër me Mozën, Zhakun dhe Kostanën.

Gjithçka nisi pas tensioneve të vazhdueshme në shtëpi, por situata degradoi kur Iliri shpërtheu me ofendime të rënda ndaj banoreve, duke i quajtur ato “3 shterpa”, deklaratë që ka ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjet.

Banorët mbetën të shtangur nga gjuha e përdorur dhe sjellja agresive e tij, ndërsa publiku po kërkon masa të menjëhershme nga produksioni. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet, ku shumë ndjekës janë të bindur se Iliri rrezikon seriozisht eliminimin nga “Ferma VIP” në spektaklin e nesërm.

Videoja e debatit po qarkullon me shpejtësi dhe pritet të sjellë tensione edhe më të mëdha brenda fermës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments