Sunday, May 24, 2026
HomeALBFjeti me mbi 1 mijë burra në 12 orë”, partneri i modeles...

Fjeti me mbi 1 mijë burra në 12 orë”, partneri i modeles së OnlyFans thyen heshtjen dhe habit me deklaratën!

Rikthehet në qendër të vëmendjes modelja e njohur e OnlyFans, pas deklaratave që po bëjnë bujë në rrjet!

Lily Phillips është kthyer sërish në një nga emrat më të komentuar në internet, pas deklaratave të saj kontroverse dhe reagimeve të shumta në media e rrjete sociale. Ajo u bë virale pasi pretendoi se kishte kryer marrëdhënie me mbi 1 mijë burra brenda 12 orëve, duke thënë se kishte thyer një rekord jozyrtar.

Deklaratat e saj kanë ndezur debat të madh publik mbi kufijtë e përmbajtjes online dhe ndikimin që këto “sfida virale” mund të kenë në shoqëri. Vëmendje të madhe mori edhe partneri i saj, i cili reagoi publikisht duke deklaruar se e mbështet plotësisht dhe se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë.

“Unë e dua dhe ajo gjithmonë kthehet tek unë”, është shprehur ai, deklaratë që u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ndërkohë, reagimet në internet kanë qenë të shumta. Disa përdorues e kanë konsideruar këtë një zgjedhje personale dhe pjesë të profesionit të saj, ndërsa të tjerë kanë ngritur shqetësime për ndikimin psikologjik dhe social që mund të sjellin përmbajtje të tilla virale.

Ngjarja vazhdon të komentohet gjerësisht në mediat online dhe rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments