Sot është dita më e madhe e turpit në PD.
Zgjedhjet për kryetar me një kandidat, – S.Berishën!!!
1- Eno Bozdo këllira deklaron se nuk ka përse të ketë kandidatë të tjerë, më mirë me një kandidat për kryetar të PD. Eno pollisti, rulisti, bashisti, hajduti, skuthi, tani berishisti!
E kuptoni kush kanë ngelur në drejtimin e PD?! Fundërrinat nga karakteri dhe hajdutët me mbi 15 banesa të tyre që i mbajnë me prestonome.
O Zot, ça fundërina mban dheu! Eno gagaçi të drejtojë kombin!
2-
Albana Vokshi deklaron se janë bërë votime të “ndershme” në rreth 70 qëndra votimi ku kanë votuar mbi 28 mijë antarë të PD dhe është e sigurtë që Berisha është fitues!!!
No Coment me këta sharlatanë e bythlëpirës të diktatorit të PD me të cilët as qan e as qesh dot. E imagjinoni cilët kemi pasur ministra e ZvMinistra në kohët kur PD ka qeverisur vendin?!
Kujtesë
Berisha erdhi për herë të parë tek ne studentët më 9 dhjetor paradite në sheshi Studenti me rekomandimin e R.Alisë e mbrojtjen e Sigurimit. Pas datës 8 dhjetor në mesnatë ne një grup studentësh qëndruam jashtë dhe në dt. 9 morrëm paradite qendrën e zërit tek banakieri i klubit, -një bardhosh tullac me sy të bardhë rreth 55-58 vjeç (emri i tij nuk më kujtohet sot) në Pallati i Kulturës në QS i cili ma dorëzoi mua si më i rritur nga të tjerët dhe si klient të njohur që më kishte.
Pashë që kishin ardhur 3 puntorë- më vonë dy do të bëheshin miqtë e mij, Sherif Delvina e Maks Zotaj, nga fonderia e Kombnt. Autotrktr. që qëndronin me rroba pune mbi taracën e mensës 7-8 të ulur. Po flisnin studentë tl ndryshëm në mikrofon për kushtet e këqija të popullit dhe kundër izolimit kur dallova 4 persona me veshje zyrtare e firmato për kohën që erdhën nga lart, nga çezma përballë bibliotekës; zbritën shkallët dhe atë moment rojet na thirrën kur ata sapo zbritën në sheshpushim (Personat që do përmend janë gjallë dhe mund ta kundërshtojnë këtë që po them). Unë dhe dy-tre shokë të mij studentl ju dolëm para dhe me gulçim i pyes, Kush jeni ju?
Flet i pari me diplomaci dhe duke qeshur butë: Unë jam Mitro Çela, gazetar i gazetës Bashkimi. Ky emër atëhere nuk më thoshte diçka me rëndësi. Po këta të tjerët, e pyes. Ky është Besnik Mustafai, më thotë duke treguar nga një person me pardesy që përpiqej të ruante qetësinë duke pirë duhan dhe që po më maste për inteligjencën, forcën dhe organizimin që mund të kishin studentët që në atë moment po i shihte së pari tek ne në shesh. Kisha lexuar prozë nga ky në gazeta Drita dhe i them “Respekt!” megjithëse proza e tij më dukej pak abstrakte dhe futuriste në stil. Ky tjetri është dr Sali Berisha, më thotë. Nuk e njoh, i thashë duke ngritur vetullat dhe supet. Ky është doktori që në një takim të gjerë kishte kundërshtuar para pak muajsh vrasjet në kufi të atyre që po arratiseshin.
Këtë e kisha dëgjuar si ndodhi dhe si naivë që ishim i them: Po, kam dëgjuar për këtë trim, respekt! Mirse-kini-ardhur!
Po ky tjetri, pyes. Mitro pati një pauzë dhe më në fund tha: Ky është Spiro Dede, gazetar. Këtë e njihja si botues të veprave të E.Hoxhës dhe në atë kohë ishte Kryeredaktor i Zërit të Popullit. Ndërsa 3 të parët u nisën tek mikrofoni për të folur, Spiron e ndala dhe i thashë, po ti çdo këtu?! Ke dhënë një lajm jo korrekt sot në ZP për protestën tonë ditën e djeshme. U justifikua dhe tha:
Unë s’di gjë se në orën 22 isha në shtëpi. E ka shkruar ai i turnit të natës pa pasur info të sakta se çfarë ndodhi dje natën vonë.
Menjëherë dyshova tek këta dhe rrita vigjilencën.
Më pas këta nxorrën Berishën të fliste në mikrofon me shumë emocion.
Atë ditë, ishte e shtunë, ishte ditë shkolle. Berisha doli dhe midis të tjerave, pa ndonjë rrjedhshmëri dhe elokuencë, me dialektin tropojan tha që ne duhet ta ndalnim protestën dhe të shkonim në katedrat 3 universitetit pasi do ngeleshim injorantë dhe këtë kërkonin serbët!!!
E zura nga mbrapa tek spaleta e pardesysë, e tërhoqa pak me forcë dhe i thashë:
Tradhtar, largoju shpejt nga këtu! Ti je dërguar të shuash shkëndijën e lirisë që ne studentët sapo e ndezëm. Majat nga thembrat! (Le të dalë ndonjë nga këta e të thonë që gënjej).
Berisha po më shikonte me ngulm dhe flokët e tij duke u lëkundur herë merrnin territor nga balli dhe herë e lëshonin atë me spazma ndërsa mbaj mend që më përmendi datën kur ai gjasme kishte kundërshtuar vrasjet në Mexhlis të komunistave dhe më tha se ai qysh atë datë përndiqej nga hafijet e Sigurimit dhe ne duhet ta besonim atë!! Kam droje se dyshja Berisha-Hajdari dhe Sigurimi mbrapa Berishës kanë qenë të kordinuar për të kaluar valencën e Kryesisë së përkohshme të PD nga pedagogët dhe pastaj u punua që Berisha të hipte dalëngadalë në majë e studentët antikomunistë të dëboheshin e t’ja mbathnin larg kësaj Kryesie që në fillim u zgjodh 6:6. Gjatë gjithë kohës deri më 2013 Berisha punoi për Katovicën dhe diskretitimin e shtresave të deklasuara në vitet e sundimit të diktatures së E.Hoxhës.
Me aktin e sotëm Berisha bëri talljen më të madhe ndaj shtresave antikomuniste por edhe shumë arrivistëve pa ngjyra në PD. Sot u vra shpresa se mund të ketë rrotacion në mazhorancë në Kuvend, administratë e Qeveri. Simbioza komuniste Rama-Berisha do vazhdojë me këtë verdikt:
Berisha aksioner i pushtetit, Rama administrator dhe aksioner, rilindasit e patronazhistët do lëpijnë gishtat në kompaninë e këtyre dy aksionerëve kryesorë, demokratët, socialistët e populli do zvarriten në kënetën e këtij oligopoli politik Rama-Berisha të plrkrahur nga globalistët dhe qarqet antishqiptare që duan një Shqipëri të raskapitur për ta sunduar e për ti shqyer copa nga deti, nnlntoka e toka.
Tani le të shikojmë kuptimin e fjalës Zgjedhje:
Zgjedhje ka 2 kuptime kryesore në shqip:
- Veprimi i zgjedhjes
Akt i të vendosurit mes dy ose më shumë opsioneve. - Proces politik
Votimi për të përzgjedhur kandidat përfaqësues, parti, ose për të vendosur për një çështje.
Shembull: Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në pranverë.
Rrënja e fjalës: Vjen nga folja “zgjedh” = të veçosh, të marrësh atë që do nga një grup.
Nisur nga kuptimi i kësaj fjale, a mund të legjitimohet “zgjedhja” e Berishës sot si Kryetar i ri?!
ALFRED CAKO
