Friday, May 22, 2026
HomeALBAksident tragjik në vend/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari

Aksident tragjik në vend/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Siç bën me dije korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Dede, si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, 36 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments