Thursday, May 21, 2026
HomeALBJu lutem ma shpëtoni vajzën…”/ Apeli rrëqethës i nënës nga Korça për...

Ju lutem ma shpëtoni vajzën…”/ Apeli rrëqethës i nënës nga Korça për Alesian 19-muajshe që po lufton me tumorin agresiv në tru

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur nga një nënë shqiptare, e cila mes lotësh lutet për të shpëtuar jetën e vajzës së saj, Alesias, vetëm 19 muajshe.

Vogëlushja nga Korça po përballet me një nga betejat më të vështira të jetës së saj. Pak ditë më parë, familja mori diagnozën tronditëse: tumor embrional agresiv në tru, në gradën e katërt, një formë tepër e rëndë e tumorit të sistemit nervor qendror.

Aktualisht, Alesia ndodhet e shtruar në një spital në Greqi, ku ka kaluar biopsinë dhe ndërhyrjet e para mjekësore. Por sipas mjekëve, shpresa më e madhe për trajtimin e saj ndodhet në Itali, ku nevojitet ndërhyrje dhe trajtim më i specializuar.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, nëna e saj dëgjohet teksa lutet mes lotësh:

“Shqiptarë, kudo që ndodheni, më ndihmoni ju lutem! Ndihmoni vajzën time të shërohet… Gjendja e saj është në duart tuaja. Çupa hoqi një tumor në kokë. Ky tumor është në një fazë shumë të avancuar dhe mund të shpërndahet në të gjithë trupin. Ju lutem më ndihmoni ta çoj ku të jetë më mirë vajzën time të shërohet…”

Familja thotë se kostot totale të trajtimit janë të papërballueshme. Shuma prej rreth 120 mijë eurosh përfshin: ndërhyrjet kirurgjikale, trajtimin e specializuar në Itali, analizat dhe ekzaminimet, kimioterapitë, kujdesin spitalor, shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit.

Përballë kësaj sprove të rëndë, familjarët kanë hapur një faqe GoFundMe për të kërkuar ndihmën e çdo shqiptari me zemër të madhe.

Në apelin e publikuar në GoFundMe thuhet se Alesia, pavarësisht moshës së saj të vogël, ka treguar forcë të jashtëzakonshme në këtë betejë për jetën, ndërsa familja po bën gjithçka për t’i dhënë një shans për të jetuar dhe buzëqeshur sërish.

JOQ Albania iu bashkohet thirrjes së familjes dhe fton të gjithë qytetarët që kanë mundësi të kontribuojnë, qoftë edhe me një shumë simbolike. Edhe shpërndarja e këtij apeli mund të bëjë diferencën për jetën e një vogëlusheje që sot ka nevojë për ndihmën e të gjithëve.

📞 Kontakt: +355 69 612 4630

💳 Të dhënat bankare për kontribut:

  • 👤 Ledjana Selimllari
  • 🏦 Alpha Bank
  • 💳 IBAN: GR4001408310831002340015193

Familja kërkon vetëm një shans për Alesian… një shans që ajo të jetojë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments