Thursday, May 21, 2026
HomeALBE trishtë! U shtri për të fjetur e nuk u zgjua më...

E trishtë! U shtri për të fjetur e nuk u zgjua më kurrë, arresti kardiak i merr jetën biznesmenit (EMRI/Foto)

Një lajm i kobshëm është mësuar mesditën e kësaj të enjte pasi arresti kardiak i ka marrë jetën biznesmenit korçar Geni Braholli.

Lajmi i trishtë u mësua nga reagimet e të afërmve dhe miqve të biznesmenit të cilët ndanë detaje nga ngjarja tragjike.

Shkak i vdekjes së biznesmenit Braholli mësohet se është bërë një arrest kardiak, i cili i ka pushuar menjëherë zemrën të riut, duke lënë pas një plagë të pashërueshme.

Thuhet se Braholli ka qenë në gjumë kur arresti kardiak i ka goditur zemrën duke bërë që ai të mbyllë sytë përgjithmonë.

Geni Braholli ishte pronari i furrës së bukës “Cegora” mjaft të njohur për korçarët, ndërsa ikja e tij në moshë të re ka lënë pas një plagë të madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë njerëzit që e njihnin atë

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments