Fshatrat e Dropullit, ashtu si fshatrat e tjerë të Gjirokastrës, prej kohësh janë zbrazur.
Tashmë të paktë janë njerëzit që gjen aty.
Por, edhe përballë kësaj situate, vajzat e Dropullit, refuzojnë të martohen me djemtë gjirokastritë.
“Ne jemi greke dhe na pëlqem të martohemi me bashkëatdhetarët tanë”, thotë një 24-vjeçare nga Dervicani.
Kujtojmë që fshatrat e Dropullit, përbëhen nga popullsi e minoritetit grek.
Pavarësisht se jetojnë në tokë shqiptare dhe kanë shtetësi shqiptare, vajzat e Dropullit, historikisht nuk kanë pranuar të martohen me djem shqiptarë.
Madje edhe në kohën e komunizmit, kur kufinjtë me Greqinë ishin mbyllur.
Ato martoheshin me djemtë në Dropull.
Ndërsa pas rënies së komunizmit, ky trend u thellua edhe më tej.
Edhe pse shumë prej tyre, djem apo vajza, kanë studiuar dhe studiojnë në qytetin e Gjirokastrës, ku kalojnë dhe pasditet, kryesisht ata qendrojnë me njëri-tjetrin dhe nuk afrohen me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë.
