Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Miri, ka rikthyer sërish debatet e forta pas daljes nga shtëpia, teksa ka komentuar lojën e disa prej ish-banorëve më të përfolur të këtij edicioni.
Në një deklaratë që po bën xhiron e rrjetit, ai u shpreh se Mateo ka qenë “banori më fallco” në shtëpi, duke shtuar se strategjia e tij dhe e Brikenës ka qenë e mirë menduar që nga fillimi.
Pavarësisht se aventura në reality show ka përfunduar, duket se raportet mes tyre vazhdojnë të jenë të tensionuara edhe jashtë shtëpisë. Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa mbështesin deklaratat e Mirit, ndërsa të tjerë mendojnë se ai po kërkon vëmendje pas përfundimit të formatit.
Debati ka ndezur menjëherë komentet online, duke rikthyer sërish në qendër të vëmendjes rivalitetet dhe prapaskenat e Big Brother VIP Albania
