Monday, May 18, 2026
HomeALBEMRI/ Nën efektin e dr*gës, ky është 45-vjeçari që pl*gosi policin në...

EMRI/ Nën efektin e dr*gës, ky është 45-vjeçari që pl*gosi policin në Kuçovë

Personi që shikoni në foton e mësipërmë është 45-vjeçari Zamir Skënderi, i cili ka plagosur policin Arsen Toska me armën e shërbimit të këtij të fundit, në Kuçovë.

Sipas informacioneve në media, Skënderi po shoqërohej për në komisariat për prishtje të qetësisë publike ndërsa dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë shoqërimit, 45-vjeçari është konfliktuar me efektivin, dhe në përplasje e sipër i ka marrë armën e shërbimit, me të cilën e ka plagosur. Menjëherë ka ndërhyrë patrulla e policisë, e cila ka bërë neutralizimin e autorit dhe i ka rimarrë armën.

Ai rezulton të jetë skeduar dhe më parë nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sakaq, efektivi i plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments