Saturday, May 16, 2026
HomeALBGjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do kontaktoj...

Gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do kontaktoj ish-in”, Vanesa zbulon …

Pas largimit përfundimtar nga “Ferma VIP”, Vanesa Sono ka folur hapur në “Ferma Club” për situatën e saj personale dhe marrëdhënien e komentuar me Indrin brenda fermës.

Këngëtarja pranoi se hyrja në reality show erdhi në një moment të vështirë të jetës së saj, ndërsa tregoi se lidhja që kishte jashtë ishte drejt fundit prej kohësh. “Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Ishte më shumë inerci pse vazhdoi,” u shpreh ajo.

Megjithatë, një nga deklaratat që mori më shumë vëmendje ishte ajo për ish-partnerin. Vanesa la të kuptohet se dëshiron të komunikojë me të sapo të rikthehet në jetën jashtë fermës.

Edhe nëse ai nuk ka shkruar, gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do gjej një lloj forme që t’i shkruaj,” tha ajo.

Përsa i përket fermerëve të preferuar, përveç Indrit, Vanesa renditi Sarën, Ilirin dhe Romirin.

“Unë mendoj që çdo njëri aty të nxjerr ngjyra të ndryshme të karakterit. Me Sarën kam një miqësi shumë të çmuar. Mezi pres ta takoj kur të dal jashtë. Të flas me Dartin. Është shumë e fortë Inteligjente. Kam Ilirin dhe Romirin. 3 personat më të daashur që bëj tifo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments