Lajm i mirë: Shum për Pranverën u plotësua, rrjeti u bashkua për jetën e saj.
Pas ditësh te vështira dhe një beteje të dhimbshme me leuceminë akute (AML), për Pranvera Mollajn ka ardhur një lajm që ka prekur mijëra njerëz.
Shuma prej rreth 450 mijë eurosh, e nevojshme për trajtimin dhe transplantin urgjent të palcës së kockës, eshtë plotësuar falë ndihmës së qytetarëve dhe sensibilizimit te madh në rrjetet sociale.
Ndër personat që ndihmuan në perhapjen e thirrjes për ndihmë ishin edhe Aleks Visha dhe Eli, të cilët publikuan rastin dhe kontribuan që mesazhi të arrinte tek mijëra njerez. Brenda nje kohe te shkurtër, shume persona u bashkuan për të dhënë kontributin e tyre per t’i dhënë Pranverës një shans për jetën.
Historia e 30-vjeçares preku zemrat e të gjithëve, ndërsa reagimi i njerëzve tregoi edhe një herë forcën e solidaritetit shqiptar ne momentet me te veshtira.
Tani, familjarët shpresojne qe Pranvera ta fitoje kete betejë dhe të rikthehet pranë njerëzve të saj.
