Saturday, May 16, 2026
HomeALBFinalja e madhe e Eurovisionit sonte/ Ja kur do performoj Shqipëria sot...

Finalja e madhe e Eurovisionit sonte/ Ja kur do performoj Shqipëria sot me këngën “Nan”

Shqipëria është gati për natën më të rëndësishme të Eurovision 2026, ku do të përfaqësohet nga Alis me këngën hit Nan.

Në garë për vendin e parë janë 25 shtete, ndërsa spektakli i madh do të hapet nga Danimarka. Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenë, ndërsa performanca që do të mbyllë mbrëmjen do të jetë Austria, vendi mikpritës i këtij edicioni.Alis arriti të elektrizojë arenën Wiener Stadthalle gjatë natës së dytë gjysmëfinale, duke e kthyer këngën Nan në një nga më të klikuarat dhe më të komentuara të këtij edicioni.

Në Finalen e Eurovision 2026 votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse performanca shqiptare do të arrijë të rrëmbejë votat e publikut europian dhe të sigurojë një rezultat historik në finalen e madhe.

Renditja e shteteve në natën finale:

Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
Gjermani: Sarah Engels – Fire
Izrael: Noam Bettan – Michelle
Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
Shqipëri: Alis – Nân
Greqi: Akylas – Ferto
Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
Australi: Delta Goodrem – Eclipse
Serbi: LAVINA – Kraj Mene
Maltë: AIDAN – Bella
Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
Bullgari: DARA – Bangaranga
Kroaci: LELEK – Andromeda
Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
Francë: Monroe – Regarde!
Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Poloni: ALICJA – Pray
Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
Suedi: FELICIA – My System
Qipro: Antigoni – JALLA
Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
Austri: COSMÓ – Tanzschein

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments