Një situatë që ka habitur ndjekësit e Ferma VIP ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm.
Si zakonisht, publiku u fut në transmetimet live në YouTube për të ndjekur banorët në dy kanalet e fermës.
Por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte diferenca e madhe e shikueshmërisë mes dy live-ve.
Në njërin kanal, ku ndodheshin pothuajse të gjithë banorët bashkë, numri i shikuesve ishte rreth 1.6 mijë live.
Ndërsa në kanalin tjetër, ku Mimoza Ahmeti ndodhej e vetme duke performuar me kitarë, numri i shikuesve kishte shpërthyer në rreth 146 mijë live.
Kjo diferencë masive ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po komentojnë interesin e madh që publiku duket se ka krijuar për Mozën dhe momentet e saj spontane brenda fermës.
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit dhe janë kthyer në një nga temat më të komentuara pas Prime-t.
